Site icon Telegrafi

Juventusi me disa mungesa kyçe ndaj Sassuolos – formacionet zyrtare

Juventusi është nikoqir i Sassuolos për takimin që luhet në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në Allianz Stadium.

Për këtë sfidë, Biankonerët do të jenë pa Alex Sandron, Juan Cuadradon dhe Matthijs de Ligt që janë të infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Sassuolo nuk mund të llogarisë në Dominico Berardin, Riccin dhe Romangan, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Demiral, Bonucci, Frabotta, McKennie, Arthur, Bentancur, Chiesa, Dybala, Ronaldo.

Formacioni startues i Sassuolos: Consigli; Muldur, Chiriches, Ferrari, Kyriakopoulos; Obiang, Locatelli; Defrel, Djuricic, Traore; Caputo. /Telegrafi/

Exit mobile version