Sulmuesi i West Ham United, Niclas Fullkrug është qendërsulmuesi i fundit që lidhet me një transferim në janar te Juventusi, pasi bardhezinjtë kërkojnë t’i ofrojnë Thiago Mottas një tjetër opsion në sulm për muajt e mbetur të sezonit 2024-25.
Sipas raportimeve nga disa media në Itali, Juventus po shqyrton një lëvizje për gjermanin, i cili potencialisht mund të lejohet të largohet nga Londra Lindore në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit 2024-25.
Ndryshe nga negociatat me Manchester United për Joshua Zirkzee, apo bisedimet e përfolura me PSG për Randal Kolo Muani, West Ham mund të pranojë një marrëveshje huazimi me një opsion për të blerë dhe jo një detyrim, sipas Gianluca Di Marzio dhe Calciomercato.com.
Kjo formulë do t’i përshtatej Juventusit, pasi ata nuk kanë një hapësirë të madhe në buxhet pas një vere me shpenzime të majme për lojtarë si Teun Koopmeiners, Douglas Luiz dhe Nico Gonzalez.
Fullkrug iu bashkua West Hamit pas një vere mbresëlënëse me Gjermaninë në EURO 2024.
31-vjeçari u bashkua për një tarifë prej rreth 27 milionë euro pasi shënoi 12 gola nga 29 paraqitje në Bundesligë për Borussia Dortmund sezonin e kaluar.
Vendimi i Dortmundit për të nënshkruar me Serhou Guirassy, i cili shënoi 28 gola në kampionat për VfB Stuttgart ishte arsyeja kryesore pas vendimit të klubit për të lënë Füllkrug të largohej. /Telegrafi/