Site icon Telegrafi

Juventusi dhe Roma nuk dhurojnë spektakël – lojë pa raste shënimi

Juventusi dhe Roma kanë barazuar pa gola, në ndeshjen kryesore të javës së tretë të Serie A. 

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Dusan Vlahovic në minutën e 42-të, por gjuajtja e tij u ndal nga Mile Svilar. 

Gjyqtari Mraco Guida e ndalonte shpesh lojën edhe për faule të lehta, duke bërë që ritmi i lojës të mos rritej. 

Sikurse pjesa e parë edhe e dyta nuk kishte raste të mira shënimi. 

Juventusi dominonte, por assesi nuk arrite të krijonte raste shënimi para portës së Romës.

Edhe inkuadrimit e Teun koopmeiners dhe Francisco Conceicao, nuk i ndihmuan Zonjës së Vjetër të merrte tri pikët e radhës. 

Juventusi mbetet lider me 7 pikë, aq sa ka edhe Interi, Torino dhe Udinese. Roma ka vetëm 2 pikë.  /Telegrafi/  

Exit mobile version