Juventusi dhe Roma kanë ndarë pikët në javën e tretë të Serie A, duke barazuar 1-1.
Juventusi e nisi ndeshjen më mirë, duke realizuar që në minutën dytë me sulmuesin Dusan Vlahovic që gjeti rrjetën nga goditja e dënimit.
https://twitter.com/FootyHub12/status/1563569896415703045
Zonja e Vjetër gjeti edhe njëherë rrjetën kur shënoi në minutën e 25-të me Manuel Locatellin, por goli u anulua nga VAR për një lojë me dorë në fillim të aksionit.
https://twitter.com/2h_a0/status/1563579614307708928
Juan Cuadrado kishte rast të mirë në minutën e 35-të, por Rui Patrico bëri pritje të madhe.
Në fund të pjesës së parë Juventusi kërkoi penallti, por pasi u shikua në VAR, gjyqtari Massimiliano Irrati nuk e akordoi.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Juven që rrezikoi me Cuadradon në minutën 54-të, por goditja e tij shkoi jashtë.
Roma në rastin e parë serioz arriti të gjejë golin. Një goditje nga këndi e harkuar në zonë gjeti Dybalan i cili gjuajti drejt portës, ku Tammy Abraham ishte afër për të shënuar me kokë për 1-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1563587538820157442
Minutat e mbetur nuk është se sollën shumë nga loja, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët. /Telegrafi/