Juventusi dhe Napoli kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së 20-të në Serie A.
Zonja e Vjetër e kishte rastin e parë në ndeshje me Weston McKeninen që rrezikoi në minutën e 5-të, por nuk ishte i saktë.
Napoli shënoi në rastin e parë të saj, kur Matteo Politano gjen në zonë Dries Martensin, i cili pas disa lëvizjeve gjuan dhe shënon për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479183807446016002
Napoli kishte dhe dy gjysmëraste tjera deri në fundin e pjesës së parë, por nuk e ndryshoi rezultatin.
Juve e nisi pjesën e dytë fuqishëm, duke luajtur me ritëm të lartë.
Nga kjo erdhi edhe goli në minutën e 54-të, kur Federico Chiesa përfitoi me një gjuajtje nga brenda zonës për të shënuar për 1-1.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1479195745873973253
Pas goli dhe deri në fund të ndeshjes të dy skuadrat tentuan ta fitonin takimin.
Juventusi mbetet i pesti me 35 pikë, ndërsa Napoli i treti me 40 pikë. /Telegrafi/