Mësohet se Juventusi do të takojë agjentin e Juan Cuadrados muajin tjetër për të diskutuar një kontratë të re për anësorin.
Sipas Gazzetta dello Sport, takimi midis Alessandro Lucci dhe Juves është caktuar për tetor.
31-vjeçari do të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit kështu siç qëndron puna, por gazeta shkruan se po kërkohet një zgjatje deri në vitin 2022.
Ai luajti vetëm 46 minuta nga tre ndeshjet e para për Bianconerët në Serie A, por në ndeshjen e fundit 2-2 me Atletico Madrid ai luajti plot 90 minuta.
Kolumbiani, i cili gjithashtu mund të luajë si mbrojtës i djathtë, ka qenë me Zonjën e Vjetër që nga viti 2015.
Ai ka fituar shumë trofe dhe duket se do të vazhdojë dashuria mes dy palëve. /Telegrafi/