Telegrafi

Juventusi dështon sërish

Në ndeshjen e luajtur në Stadio Sant’Elia, Nene kaloi vendasit në epërsi në pjesën e parë (31’), ndërsa në fund të ndeshjes (89’), Alessandro Matri fundosi shpresat e Juves për barazim duke shënuar edhe golin e dytë për Cagliarin.

Pas kësaj humbjeje, Juventusi mbetet tetë pikë prapa liderit Inter, ndërsa rrezikon ta humbë edhe pozitën e dytë në tabelë, nëse Milani mposht në mbrëmje Catanian. /Telegrafi/