Telegrafi

Juventusi dëshpëron në shtëpi, Villarreali kalon në çerekfinale  

Villarreali ka arritur të shënojë fitore ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 3-0, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm prej 4-1.

Juventusi kishte më shumë nga loja duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë.

Rastin e parë e kishte Alvaro Morata në minutën e 11-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga Geromino Rulli.

Pas tij ishte radha e Dusa Valhovic në minutën e 20-të, por edhe goditja e tij u prit nga portieri.

I njëjti lojtar rrezikoi edhe në minutën e 22-të, por shtylla e ndali goditjen e tij.

Villarreali u bë i gjallë në minutën e 23-të, por goditja nga Lo Celso përfundoi jashtë.

Krejt në fund të ojesës së parë Juventusi kishte edhe një rast, por topi u largua nga vija e portës.

Pjesa e dytë nisi më qetë me të dyja skuadrat që nuk rrezikuan edhe aq shumë.

Në rastin e parë që Villarreal doli në sulm fitoi penallti pasi Francis Coquelin u rrëzua në zonë në minutën e 77-të.

Nga pika e bardhë  Gerard Moreno ishte i saktë për 1-0.

Juventusi pas golit futi në lojë Paulo Dybalan për të rrezikuar më shumë në sulm, por nuk ia arriti.

Në minutën e 85-të spanjollët shtuan epërsinë në 2-0, pasi në së miri në zonë u gjend Pau Torres që nga afër shënoi.

Në fund Villarreal shënoi edhe njëherë me Arnaut Danjuma për 3-0 nga pika e bardhë.

Juventusi eliminohet nga Liga e Kampionëve, duke mos e lënë asnjë skuadër italiane në këtë garë. /Telegrafi/