Juventusi është duke punuar që në verë të transferojë disa lojtarë të rinj.
Zonja e Vjetër po e mbyll një sezon zhgënjyes, pasi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Interi fitoi Serie A-në.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Biankonerët kanë filluar të punojnë për prurjet e reja dhe fillimisht do të largojnë disa anëtarë aktual.
I pari në listë, raportohet të jetë Federico Bernardeschi që nuk është më në planet e klubit.
Shitja e tij do të gjenerojë të ardhura rreth 25-30 milionë euro, mirëpo nuk do të jetë i vetmi.
Juvetnusi po shikon mundësinë që të shesë edhe Cristiano Ronaldon, por vetëm nëse Massimiliano Allegri vije në stol. /Telegrafi/