Telegrafi

Juventusi dëshiron rikthimin e Pirlos në klub

Andrea Pirlo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli thuhet se dëshiron që Andrea Pirlo të kthehet në klub si trajner.

Sipas gazetës Tuttosport, Pirlos i është ofruar menaxhimi i moshave nën 23-vjeç nga Juventusi, pasi që klubi italian tani ka vende të lira menaxheriale.

Për më tepër, ai ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me objektivin e Bianconerëve, Maurizio Sarri, për formimin e stafit.

Lexo po ashtu Pirlo mund të bëhet trajner i Juventusit U23

Gazeta Sky thotë se ish-mesfushori i Italisë mund të mos e pranoj këtë detyrë, pasi nuk ka plane urgjente për të stërvitur me ndonjë klub.

40-vjeçari fitoi katër Scudetto me Zonjën e Vjetër para se të tërhiqej nga futbolli në vitin 2017. /Telegrafi/