Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli thuhet se dëshiron që Andrea Pirlo të kthehet në klub si trajner.
Sipas gazetës Tuttosport, Pirlos i është ofruar menaxhimi i moshave nën 23-vjeç nga Juventusi, pasi që klubi italian tani ka vende të lira menaxheriale.
Për më tepër, ai ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me objektivin e Bianconerëve, Maurizio Sarri, për formimin e stafit.
Gazeta Sky thotë se ish-mesfushori i Italisë mund të mos e pranoj këtë detyrë, pasi nuk ka plane urgjente për të stërvitur me ndonjë klub.
40-vjeçari fitoi katër Scudetto me Zonjën e Vjetër para se të tërhiqej nga futbolli në vitin 2017. /Telegrafi/