Telegrafi

Juventusi dëshiron Milani ta fitojë derbin

Milani do të luajë rolin e nikoqirit të Interit në derbin më të madh në këtë fillim sezon në Serie A, ndeshje që pritet të japë shenja se cili prej dy klubeve milaneze do të llogaritet si favorit për titullin e kampionatit italian.

Juventusi, që po ashtu synon titullin, shpreson që fitues i takimit të jetë Milani.

“Më pëlqen të fokusohem te klubi im, por sigurisht, një fitore e Milanit do të më bënte më të lumtur”, ka thënë Cobolli Gigli.