Telegrafi

Juventusi dëshiron Benitezin menjëherë

Daily Mail shkruan se Juventus është duke bërë plan të kontaktojë me Benitez në tentim për ta bindur menaxherin e Liverpoolit se e ardhmja e tij qëndron në Olimpico.

Pas vendimit të së hënës mbrëma se koha Ciro Ferrera si trajner ishte harxhuar, bordi i Juventusit do të sajojë një strategji, e cila synon ta largojë Benitez nga Anfield.

Drejtuesit e biankonerëve kanë kaluar ditën e djeshme duke përcaktuar kushtet personale të cilat shpresojnë se nuk do të lënë vend për dyshim për seriozitetin e synimit të tyre./Telegrafi/