Telegrafi

Juventusi bën presion për Matuidin

Juventusi është duke bërë përpjekje maksimale për të transferuar mesfushorin e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi.

Bianconerët ishin afër për të kompletuar marrëveshjen për francezin vern e kaluar, por PSG ka hequr dorë nga gara në momentin e fundit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Juventusi

Mesfushori ka luajtur vetëm tri minuta në fitoren e fundit ndaj Guingamp dhe ka pasur frustrim për situatën.

Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi ka vendosur që të fokusojë vëmendjen te 30 vjeçari.

Gazeta raporton se ekziston optimizëm për marrëveshjen dhe një marrëveshje mund të arrihet, me Matuidin që vlerësohet rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/