Juventusi nuk ka arritur të mposhtë Beneventon në kuadër të javës së nëntë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Pas vetëm 21 minutash lojë, Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me anë të Alvaro Moratas, që pranoi një asistim të mrekullueshëm nga Federico Chiesa.
Por, Gaetano Letizia (45+3′) shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë për rezultatin 1-1.
⚽️ GOOOOOOL
💥 1-1 GAETAAAAAAANO LETIZIA
🆚 #BeneventoJuventus
🧙🏻♀️ #ForzaStrega pic.twitter.com/hN0OyDftaf— Benevento Calcio (@bncalcio) November 28, 2020
Në 45 minutat e dytë, Juventusi tentoi që me anë të Paulo Dybalas dhe Moratas të rikthenin epërsinë, mirëpo ishte e kot.
Benevento dukej se dëshironte të dilet nga ky takim me së paku një pikë dhe në fund ia doli.
HT | La prima frazione di gioco va in archivio sull'1-1. Bianconeri avanti con @alvaromorata, raggiunti dal Benevento proprio nel finale con Letizia.
FORZA RAGAZZI, C'E' UNA RIPRESA DA GIOCARE!#BeneventoJuve pic.twitter.com/fIe4oHZzN7
— JuventusFC (@juventusfc) November 28, 2020
Vendasit ishin të organizuar shumë mirë në mbrojtje dhe ia arritën të ndalnin kampionin në fuqi të Serie A-së.
Pas javës së nëntë, Juventusi gjendet në vendin e pestë me 17 pikë, tri më pak se Milani që ka një ndeshje pa zhvilluar.
Në javën e dhjetë, Biankonerët do të takohen me Torinon, duke shpresuar që të marrin tri pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lGhLu_N8ruQ
https://www.youtube.com/watch?v=6uXJuSCZhls