Telegrafi

Juventusi befasohet, Depay kalon Lyonin në epërsi me një gol në stilin ‘panenka’

Juventusi është befasuar përsëri nga Lyoni.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, bardhezinjtë e kanë gjetur vetën në disavantazh edhe në takimin e kthimit.

Ishte mesfushori Rodrigo Bentacur që shkaktoi penallti në minutën e 12-të.

E i saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi holandez Memphis Depay që shënoi me panenka.

Kjo epërsi ka bërë që Lyoni të bëjë një hap para për të kaluar çerekfinalen.

Kujtojmë që në takimin e parë në Francë Lyon kishte fituar me rezultat 1-0. /Telegrafi/