Juventusi është befasuar përsëri nga Lyoni.
Pas humbjes në ndeshjen e parë, bardhezinjtë e kanë gjetur vetën në disavantazh edhe në takimin e kthimit.
Ishte mesfushori Rodrigo Bentacur që shkaktoi penallti në minutën e 12-të.
E i saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi holandez Memphis Depay që shënoi me panenka.
Kjo epërsi ka bërë që Lyoni të bëjë një hap para për të kaluar çerekfinalen.
Kujtojmë që në takimin e parë në Francë Lyon kishte fituar me rezultat 1-0. /Telegrafi/
https://m.youtube.com/watch?v=7TgSCEL3dos