Telegrafi

Juventusi assesi të kthehet në binar, Costa humb me gjasë edhe fazën finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo e Douglas Costa (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Juventusi po shkon drejt titullit të nëntë kampion radhazi në Itali, por situata në kampin bardhezi nuk është aspak e mirë.

Në pesë javët e fundit ekipi ka arritur të marr pesë pikë, ndërsa dje ndaj Udienses nuk arriti që ta mbyll titullin e kampionit edhe pse e kishte në dorë.

Tani përveç lojës që mbetet problem, Maurizio Sarri ka marrë një lajm të keq, pasi braziliani Douglas Costa ka pësuar një dëmim.

Douglas Costa (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images)

Costa ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së dytë dhe ka mbyllur para kohe sezonin në Serie A.

Gjasat që ai të jetë gati  për Ligën e Kampionëve që zhvillohet në gusht janë shumë të vogla.

Sipas komunikatës së Juventusit, gjendja e sulmuesit brazilian pritet të vlerësohet sërish pas 15 ditësh, që i bie se ndeshja ndaj Lyon më 6 gusht është humbur nga lojtari.

Douglas Costa (Foto; Valerio Pennicino/Getty Images )

Juventusi nëse kalon këtë ndeshje, ka gjasa që ta ketë Costan gati për fazën finale që zhvillohet në Portugali. /Telegrafi/