Juventusi po shkon drejt titullit të nëntë kampion radhazi në Itali, por situata në kampin bardhezi nuk është aspak e mirë.
Në pesë javët e fundit ekipi ka arritur të marr pesë pikë, ndërsa dje ndaj Udienses nuk arriti që ta mbyll titullin e kampionit edhe pse e kishte në dorë.
Tani përveç lojës që mbetet problem, Maurizio Sarri ka marrë një lajm të keq, pasi braziliani Douglas Costa ka pësuar një dëmim.
Costa ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së dytë dhe ka mbyllur para kohe sezonin në Serie A.
Gjasat që ai të jetë gati për Ligën e Kampionëve që zhvillohet në gusht janë shumë të vogla.
Sipas komunikatës së Juventusit, gjendja e sulmuesit brazilian pritet të vlerësohet sërish pas 15 ditësh, që i bie se ndeshja ndaj Lyon më 6 gusht është humbur nga lojtari.
Juventusi nëse kalon këtë ndeshje, ka gjasa që ta ketë Costan gati për fazën finale që zhvillohet në Portugali. /Telegrafi/