Juventusi ka arritur me shumë vështirësi të mposhtë Ferencvarosin në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1.
Pas vetëm 19-të minutash lojë në Allianz Stadium, Myrto Uzuni i shënoi Zonjës së Vjetër një gol të bukur, me një asistim të Nguen,
Por, mysafirët nuk arritën të mbanin epërsinë e krijuar, pasi Cristiano Ronaldo (35′) i barazoi shifrat në 1-1 me një shërbim të Juan Cuadrados.
Në 45 minutat e dytë, Juventusi tentoi të dilte në epërsi, mirëpo Ferencvarosi nuk lejoi hapësira.
📸📸#JuveFerencvaros [1-1] #JuveUCL pic.twitter.com/ERfAHuHeUH
— JuventusFC (@juventusfc) November 24, 2020
Majde, mysafirët në disa raste merrnin edhe zemër, duke dalë përpara për të rrezikuar kampionin nga Serie A.
Në sekondat e fundit të takimit, Juventusi arriti që të përmbyste rezultatin me anë të Alvaro Moratas që shënoi në minutën e 90+2.
Me këtë barazim, Juventusi është në vendin e dytë me nëntë pikë, katër më pak se Barcelona, Ferencvarosi dhe Dinamo Kievi me nga një. /Telegrafi/
https://twitter.com/IASucic/status/1331335116426244099?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1331335116426244099%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmyrto-uzuni-shenon-super-gol-juventusit%2F
CRISTIANO RONALDO WHAT A GOAL pic.twitter.com/lQ5nHw5QlS
— TC. (@totalcristiano) November 24, 2020