Telegrafi

Juventusi arrin marrëveshje të re me Adidasin

Juventusi ka konfirmuar zgjatjen e marrëveshjes me Adidasin të vlefshme minimalisht 408 milionë euro nga sezoni 2019/2020 deri 2026/2027.

Bianconerët bënë të ditur marrëveshjen e re gjashtëvjeçare me brendin gjerman të veshjeve sportive qysh në vitin 2015, kur u pajtuan për përfitime prej 139.5 milionë euro që do t’i takonin klubit nga Torino.

Kjo marrëveshje ishte në skadencë në vitin 2021 dhe është konfirmuar se tashmë kjo kontratë është renovuar.

“Juventusi dhe Adidas Italy kanë modifikuar marrëveshjen e tyre dhe e kanë zgjatur deri më 30 qershor të vitit 2027”.

“Marrëveshja aktuale që do të skadonte në vitin 2021, mbuloi gjashtë sezone të futbollit dhe marrëveshja e re do të jetë një total prej tetë sezonesh së bashku me Adidas”.

Festa e Cristiano Ronaldos te goli ndaj Torinos (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“Gjatë kësaj periudhe që Adidas do të jetë partner teknik i Juventusit konsiderata minimale financiare është 408 milionë euro, ku nuk përfshihen bonuset nga shitjet e paisjeve”.

“Me gjithë respektin për paraqitjet e shkëlqyera, Adidas ka vendosur të paguajë 15 milionë euro bonus për klubin të cilat do të realizohen para fundit të këtij viti”, shkruan në një marrëveshje të klubit nga Torino.

Juventusi mban pozitën e parë në kampionatin italian dhe është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/