Site icon Telegrafi

Juventusi apelon dënimin e Khediras

Juventus do të apelojë dënimin e Sami Khedira pasi ai nuk do të luajë në dy ndeshje. 

Gjermani u largu nga ndeshja me Torinon pasi u ndëshkua me kartonë të kuq për fyerje ndaj gjyqtarit.

Sipas Gazzetta.it, Bianconeri do të apelojnë vendimin për dënimin me dy ndeshje të Khediras.

Ata besojnë se dënimi do të ulet në një ndeshje. Nëse kjo arrihet Sami Khedira do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Milanin që zhvillohet me 9 prill në ‘San Siro’.  /Telegrafi/

Exit mobile version