Juventusi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Venezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.
Ekipi i Massimiliano Allegrit ka vazhduar formën pozitive në kampionat, duke marrë edhe fitoren e tretë nga katër ndeshjet e fundit, ku ka edhe një barazim.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Leonardo Bonucci (7’, 76’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Mattia Aramu (71’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi Bonucci, i cili pas dy golave u vlerësua me 8.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin Denis Zakaria që u vlerësua me notë 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/