Telegrafi

Juventusi, 10 milionë euro për sensacionin e Serie B

Juventusi është i interesuar për mesfushorin e Pescaras, Gianluca Lapadula.

Mesfushori ka shkëlqyer këtë vit duke realizuar 22 gola dhe duke dhënë 10 asistime në 34 ndeshje të Serie B.

Tuttosport shkruan se Bianconerët janë të interesuar për lojtarin por duhet të bëjnë dhe me skuadrat e tjera si Napoli, Chievo, Sassuolo dhe Empoli.

Beppe Marotta është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për lojtarin.

Për lojtarin ka oferta të shumta edhe nga Liga Premier, por në Itali skuadra e Napolit mbetet më e Interesuara. /Telegrafi/