Juventusi si duket e ka ndarë mendjen dhe pritet që t’i zgjas kontratë mbrojtësit Alex Sandro.
“Calciomercato” raporton se drejtuesit bardhezinj po planifikojnë të rinovojnë marrëveshjen deri në vitin 2022.
Ish-lojtari i Portos pritet të ketë një pagë prej 4 milionë eurosh në vit (plus shpërblime), që do ta bënte atë një nga më të paguarit e “Zonjës së vjetër”.
Verën e shkuar, për brazilianin shfaqën interes veçanërisht Chelsea dhe Manchester City, të cilat ofruan secila nga 60 milionë euro.
Ndryshe, braziliani ka fituar nga dy herë titullin e kampionit të Serie dhe Kupën e Italisë. /Telegrafi/