Telegrafi

Juventus – Zenit, formacionet e mundshme

Juventusi do të përballet me Zenitin në rrethin e katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Allianz Stadium”, me Zonjën e Vjetër që cilësohet si favorite.

Për këtë sfidë, Juventusi do të jetë pa Mattia de Sciglion që është i lënduar, derisa në dyshime është Moise Kean.

Në anën tjetër, Zenit ka mungesa si Magomed Ozdoev dhe Douglas Santos që janë po ashtu të lënduar, gjersa në dyshime është Malcom.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny, Sandro, Chiellini, Bonucci, Cuadrado, Chiesa, Bentancur, Locatelli, Rabiot, Dybala, Morata.

Zenit: Kritsyuk, Rakitskiy, Chistyakov, Lovren, Karavaev, Wendel, Kuzyaev, Sutormin, Mostovoy, Claudinho, Azmoun.

Parashiko këtë ndeshje dhe bëhu pjesë e lojës së madhe shpërblyese të Telegrafit ‘Eksperti’. /Telegrafi/

Foto: WhoScored