Telegrafi

Juventus thërret bordin emergjent

Tuttosport dhe Sky Sport Italia pohojnë se presidenti Jean-Claude Blanc thirri bordin e drejtorëve në Torino për të diskutuar për të ardhmen e ekipit dhe të Alberto Zaccheronit.

Mbledhja e zyrtarëve të Juventusit zgjati më se dy orë dhe në të nuk është marrë ndonjë vendim i rëndësishëm përpos shqetësimeve për rezultatet e fundit, duke bërë thirrje për një rikthim të shpejtë.

Në ndërkohë skuadra e Juventusit mbajti stërvitjet e zakonshme në Vinovo për sfidën e radhës kundër Napolit. Alessandro Del Piero do të mungojë kurse Giorgio Chiellini rikthehet në mbrojtje. /Telegrafi/