Telegrafi

Juventus synon të nënshkruajë me Matan

MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 10: Juan Mata of Manchester United reacts during the Premier League match between Manchester United and Leicester City at Old Trafford on August 10, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Juan Mata është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Manchester Unitedin.

Mesfushori spanjoll ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Djajtë e Kuq.

United i ka ofruar atij kontratë të re tri vjeçare por që Mata ende nuk ka dhënë përgjigje pozitive.

Së fundmi në garë për spanjollin është futur edhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.

(Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Zonja e Vjetër po tenton të përfitojë nga situata e Matas me klubin anglez dhe të nënshkruajë me lojtarin si të lirë në verë.

Por për të nënshkruar me Matan, Juventus ka konkurrencë skuadra tjera të mëdha.

Arsenal dhe Valencia janë dy skuadrat tjerat që po kërkojnë transferimin e spanjollit.

30-vjeçari është që nga viti 2011 pjesë e futbollit anglez, ku fillimisht luajti për tri vite te Chelsea para se të bashkohej me Manchester Unitedin. /Telegrafi/