Telegrafi

Juventus synon dy mesfushorët e Romës, Zaniolo dhe Pellegrini dëshirat e bardhezinjve

Roma këtë edicion ka mbetur mbrapa luftës për titull në Serie A.

Por Giallorosët kanë bërë disa ndeshje të mira ku në skenë kanë dalë disa lojtarë të talentuar.

Nicolo Zaniolo ka qenë shpërthimi i këtij edicioni në Serie A, ku talenti i jashtëzakonshëm italian ka shkëlqyer me paraqitje të mira.

Nicolo Zaniolo. (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Juventus është duke e monitoruar nga afër lojtarin dhe synon të dërgojë një ofertë prej 40 milionë eurove në verë.

Jo vetëm Zaniolon, Zonja e Vjetër synon transferimin edhe të mesfushorit tjetër Lorenzo Pellegrini.

Mesfushori i rikthyer në Romë nga Sassuolo ka një klauzolë largimi prej vetëm 30 milionë euro dhe Juventus synon ta paguajë atë.

Lorenzo Pellegrini. (Foto Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Edhe pse dy lojtarët po kërkohen me ngulm nga kampioni në fuqi i Italisë, Roma nuk dëshiron të heqë dorë nga ta.

Ekipi nga kryeqyteti italian është në bisedime me dy yjet e tyre për t’ia vazhduar kontrata dhe t’ia rrisë klauzolat. /Telegrafi/