Skuadra e Juventusit ka arritur fitore ndaj Lazios me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 4-të në kampionatin italian.
Zonja e Vjetër shënoi golin e avantazhit që në minutën e 10-të të ndeshjes përmes Dusan Vlahovic i cili shfrytëzoi për mrekulli pasimin e Manuel Locatellit për ta dërguar topin në cepin e djathtë të rrjetës së Provedel.
Disan Vlahovic is a better Striker than Erling Haaland https://t.co/reHqpon6PW
— M A E S T R O (@14_Jersey_) September 16, 2023
Fillimisht goli u rishikua në sistemin VAR për pozicion jashtë loje por më pas arbitri bëri me shenjë te mesi i fushës dhe stadiumi shpërtheu në festë.
Juventusi nuk u ndal pas golit të shënuar dhe gjeti rrjetën përsëri, ku kësaj radhe autor i golit ishte Federico Chiesa i cili shënoi në minutën e 26-të të takimit pas asistimit të Adrien Rabiot.
CHIESA🔥 https://t.co/JpbOWJG14k
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) September 16, 2023
Deri në fund të pjesës së parë të dyja ekipet patën raste shënimi por që nuk arritën t’i konkretizojnë ato.
Në pjesën e dytë iniciativa ishte përsëri e vendasve, të cilët rrezikuan nëpërmjet Adrien Rabiot por që goditja e tij me kokë u ndal me sukses nga Ivan Provedel.
Mysafirët ngushtuan rezultatin në minutën e 64-të me anë të Luis Albertos i cili bëri një goditje të fuqishme jashtë zonës duke e lënë pa zgjidhje portjerin Szczesny.
Luis Alberto GOL pic.twitter.com/U7jI7z5jUB
— Follow @footitalia1 (@footitalia2) September 16, 2023
Të besuarit e Maurizio Sarrit filluan të besonin në një rezultat pozitiv pas golit të shënuar, por në skenë doli përsëri Vlahovic i cili vetëm tre minuta më vonë shënon për rezultatin 3-1, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
https://twitter.com/vartatico/status/1703053763789955420
Xhiron e radhës, Juventusi do të luajë si mysafir i Sassuolos, teksa Lazio do të presë në shtëpi ekipin e Monzas./Telegrafi/