Site icon Telegrafi

Juventus, Sevilla, Roma dhe Bayern Leverkusen në luftë për trofeun – çiftet dhe orari në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës ka mësuar sot katër skuadrat gjysmëfinaliste, pas ndeshjeve shumë interesante në çerekfinale. 

Juventus, Roma, Sevilla dhe Bayern Leverkusen, do të luajnë për trofeun e dytë më të madh në Evropë.

Njëra ndeshje gjysmëfinale do të jetë ajo mes Juventusit dhe Sevillas, me italianët që cilësohen favoritë, por kanë përballë specialistët e turneut që kanë fituar gjashtë herë këtë trofe.

Juventusi luan në fushën e vet ndeshjen e parë më 11 maj, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet në Spanjë një javë më vonë.

Në duelin tjetër, Roma do të jetë pritëse në ndeshjen e parë ndaj Bayer Leverkusenit.

Kjo e fundit, në drejtimin e Xabi Alonsos, ka kaluar nga një skuadër që po luftonte për mbijetesë në Bundesligë, në pretendente për një torfe evropian.

Po ashtu në Olimpico më 11 maj zhvillohet ndeshja e parë, ndërsa 18 maj ajo kthyese. /Telegrafi/

Exit mobile version