Juventusi pritet ta mbyll sezonin me ndeshjen finale të Kupës, kundër Milanit.
Mendja e drejtuesve bardhëezinjtë mbetet të afati kalimtar veror.
Juventusi dëshiron t’i kthehet skemës 4-4-2, skemë që kishte arritur në finale të Ligës së Kampionëve.
Mirlem Pjanic mbetet objektivi kryesor për Allegrin i cili e pëlqen tej mase.
Nëse dështon boshnjaku, atëherë Oscar dhe Isco mbeten alternativat.
Për mbrojtje, Zonja e Vjetër është duke e ndjekur Medhi Benatian. Pas ardhjes së Mats Hummels te bavarezët, largimi i marokenit është punë e kryer.
Paolo Dybala dhe Mario Mandukic janë dyshja startuese, ndërsa nëse Alvaro Morata largohet, në sulm mund të vije Edison Cavani, por paga tij mbetet problematike. /Telegrafi/