Juventusi dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 21-të në Serie A.
Bianconerët janë nikoqir të Giallorossëve në takimin më të mirë të javës së 21-të, takim që pritet të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 18:00.
Ekipi i Andrea Pirlos vjen në këtë ndeshje nga dy fitore radhazi dhe synon fitoren e tretë për të mbetur në hap me Interin dhe Milanin.
Bianconeri boys in the building! 🏟😃#JuveRoma #ForzaJuve pic.twitter.com/GuUVFFHbTj
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 6, 2021
Në anën tjetër, edhe ekipi i Paolo Fonsecas ka dy fitore radhazi dhe dëshiron rezultat pozitiv për të mbetur mbi Juven dhe në hap me dy ekipet milaneze.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa te Roma Marash Kumbulla luan nga minuta e parë.
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Chiesa, Arthur, Rabiot, McKennie; Morata, Ronaldo
Roma: Pau Lopez; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Karsdorp, Villar, Cristante, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Borja Mayoral
/Telegrafi/