Juventusi dhe Roma janë gati për të luajtur sot (e diel) derbin e vlefshëm për javën e tetë në Serie A, ndërsa dy ekipet pritet të kenë nga disa mungesa.
Bianconerët presin Romën sonte në Allianz Stadium me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 20:45.
Alvaro Morata është shëruar pjesërisht nga një dëmtim dhe ai do të thirret për ndeshjen e sotme.
💪 𝙍𝙀𝘼𝘿𝙔 𝙏𝙊 𝙍𝙐𝙈𝘽𝙇𝙀 ⚽️
🇮🇹 @SerieA_EN
🆚 @ASRomaEN
🏟 Allianz Stadium
⏰ 20:45 CEST
📲 #JuveRoma pic.twitter.com/RqH3e3aNyK— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 17, 2021
Sidoqoftë, spanjolli nuk ka gjasa të fillojë, me Massimiliano Allegrin, i cili mund të zgjedhë Moise Kean, Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi në sulm.
Alex Sandro, Danilo dhe Rodrigo Bentancur u kthyen nga detyra ndërkombëtare të premten në mbrëmje, por vetëm mbrojtësi i majtë brazilian do të pushojë me Danilom dhe Bentancur që pritet të hidhen në fushë si titullar.
Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham është në dispozicion, por nuk është aq i aftë sa të përfshihet në formacionin titullar të Giallorossëve.
🛬 Torino | #JuveRoma #ASRoma pic.twitter.com/pOyfEWIiSo
— AS Roma (@OfficialASRoma) October 16, 2021
Prandaj, Eldor Shomurodov do të fillojë në sulmin e Romëve.
Me Chris Smalling të lënduar, Roger Ibanez do të jetë partneri i Gianluca Mancini në qendër të mbrojtjes.
Formacionet e mundshme
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Chiesa; Bernardeschi; Kean.
Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Ibanez, Vina; Cristante, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Shomurodov.
/Telegrafi/