Juvenusi dhe Roma do të përballen në ndeshjen më të fortë në Serie A këtë sezon, ku luajnë vendi i parë me të dytin.
Dy skuadrat më kualitative në Itali, do të luajnë të shtunën në ‘Juventus Stadium’.
Andrea Barzagli kthehet pas një kohe të gjatë, ndërsa Roma nuk ka fituar kurrë stadiumin e ri të Juves.
Këto janë vetëm dy nga dhjetë gjërat që duhet t’i dini para se ta shikoni këtë superndeshje. /Telegrafi/
Roma nuk ka fituar asnjëherë në Juventus Stadium që nga viti 2011 kur u përurua
Hernanes është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Romës, gjithsej 5 në 11 ndeshje sa ishte pjesë e Inerit dhe Lazios
Luciano Spalletti nuk ka fituar asnjëherë në kampionat përballë Juventusit. Ai ka fituar në Kupë, por në kampionat ka 17 humbje dhe 3 barazime.
Juventus i ka fituar 24 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A. Humbja e fundit kundër Udinese 0-1.
Miralem Pjanic dhe Mehdi Benatia do të luajnë për herë të parë kundër Romës. Boshnjaku kishte 185 ndeshje dhe 30 gola, ndërsa marokeni 5 gola në 37 paraqitje për Romën.
93 ndeshje janë luajtur në Torino. 60 fitore, 21 barazime dhe 12 humbje për Juven.
Francesco Totti është lojtari me më shumë ndeshje në këtë derbi. Ai ka luajtur 36 ndeshje me Juven.
Lojtarët e momentit janë Gonzalo Higuain dhe Ragga Nainngolan.
E shtuna do të jetë ditë kthese për Andrea Barzagliqë mungon prej ndeshjes me Chievon të 6 nëntorit 2016.
Ka 7 vite që Roma nuk fiton në Torino. Fitorja e fundit ishte me 23 janar të vitit 2010 ku shënuan Totti dhe Riise (2-1).