Kampioni aktual i Italisë, Juventus është në kërkim të një mesfushori qendror.
‘Zonja e Vjetër’, mund të mbetet pa yllin e saj Paul Pogba dhe ka gjetur si duket zëvendësimin adekuat.
Sipas ‘Corriere Dello Sport’, Josuha Guilavogui është në listën e Juventusit për ta transferuar në verë.
Anëtari i Wolfsburgut ka treguar formë të lartë këtë edicion dhe mund t’i bashkohet ‘Bianconerëve’.
25-vjeçari mund të transferohet në Serie A, nëse Juventus paguan për të 17 milionë euro. /Telegrafi/