Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Juventusi është vënë pas mesfushorit të Sevillas, Grzegorz Krychowiak.
Sipas AS, Bianconerët e shohin lojtarin si një pasardhës të Paul Pogba, pasi ky i fundit mund të shitet.
Krychowiak ka një çmim të përballueshëm për Juven, pasi që kushton 25 milionë euro
Ai do të përcillet nga afër në EURO 2016 ku do të paraqitet me Poloninë.
Juve dhe Sevilla kanë marrëdhënie të mira pas që skuadra italiane e lëshoi pa asnjë para Fernando të transferohet në Spanjën gjatë verës së kaluar. /Telegrafi/