Juventusi njoftohet se i është afruar Khephren Thuram, djalit 16-vjeçar të ish-mbrojtësit, Lilian Thuram.
Sipas Sport Mediaset, bardhezinjtë kanë vendosur të transferojnë një tjetër futbollist të brezit të familjes Thuram.
I riu tashmë ka bërë debutimin me skuadrën e të rinjve të Monacos, ku ka pasur edhe paraqitje në garat evropiane.
Për dallim nga babai që ishte mbrojtës, Khephren luan kryesisht në mesfushë dhe cilësohet si Patrick Vieira – një tjetër yll i ish-Juventusit.
Ai tashmë është paraqitur edhe në 12 raste si kapiten i ekipit ndërsa ka realizuar gol edhe për kombëtaren franceze nën moshën 16-vjeçare.
Lilian Thuram, tani 45 vjeç, ka veshur fanellën e Juventusit nga viti 2001 deri në 2006, përpara se të përfundojë karrierën në Barcelonë.
Ai gjithashtu filloi karrierën në Akademinë Rinore të Monacos, ku më pas u transferua në vitin 1996 te Parma. /Telegrafi/