Juventusi ka njoftuar humbje prej 209.9 milionë euro për sezonin 2020-21, ndërsa këmbëngul se projekti i Superligës Evropiane është legjitim.
Bordi i klubit ka miratuar draft-deklaratën financiare për sezonin 2020-21, e cila do të paraqitet për miratim në Mbledhjen e Aksionarëve të thirrur për 29 tetor.
Aty shkruhet se pasqyra financiare e klubit deri më 30 qershor 2021 tregon për humbjet prej 209.9 milionë euro që do të mbulohet nga rezervat e aksioneve.
Juventus gjithashtu përmendi projektin e Superligës, që u lançua nga Zonja e Vjetër dhe 11 klube elitare evropiane në prill.
Sidoqoftë, ajo u rrëzua brenda 48 orëve, së pari me klubet e Ligës Premier dhe më pas edhe me Interin, Milanin dhe Atletico Madridin që u tërhoqën nga kompeticioni.
Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë klubet e vetme që nuk janë tërhequr nga kjo garë.
Klubi theksoi se është vështirë të parashikohet tahsme se a do të bëhet ky projekt, por shton se legjitimiteti është i sigurt. /Telegrafi/