Telegrafi

Juventus në kërkim të Mottas

Roma ende është skuadra e favorizuar për të nënshkruar me 23-vjeçarin, mirëpo nëse kryeqytetasit nuk bëjnë një ofertë, atëherë Bianconerët do ta kenë mundësinë ta transferojnë lojtarin.

“Njëherë duhet të bisedoj me Seccon (drejtorin sportiv të Juves), sepse lojtari dëshiron të dijë se sa hapësirë do t’i jepet në skuadër”, është shprehur agjenti i Mottas, Bruno Carpeggiani.