Telegrafi

Juventus – Napoli, formacionet e mundshme: Rrahmani kundër Ronaldos

Juventusi rikthen Weston McKennie dhe Arthur Melo në mesfushë kundër Napolit, të cilët kanë Kalidou Koulibaly që kthehet nga pezullimi dhe Amir Rrahmani nga lëndimi.

Ndeshja midis Juventusit dhe Napolit, e planifikuar fillimisht për në tetor të vitit të kaluar, më në fund do të rikuperohet sot në Allianz Stadium nga ora 18:45.

Gjashtë muaj pas datës fillestare, të dy ekipet luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe këtë herë është skuadra vendase që vuan me mungesa për shkak të COVID-19.

Merih Demiral, Leonardo Bonucci dhe Federico Bernardeschi kanë rezultuar pozitiv pasi u kthyen nga detyrat e tyre përkatëse ndërkombëtare dhe mungojnë në këtë ndeshje.

Trajneri Andrea Pirlo duket se do të bëjë disa ndryshime nga barazimi 2-2 me Torinon, me Alex Sandro dhe Dejan Kulusevski që pritet të zëvendësohen nga McKennie dhe Arthur.

Paulo Dybala pritet të fillojë nga stoli, ndërsa Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo titullar në sulm.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso pritet të bëjë një mori ndryshimesh pas fitores 4-3 ndaj Crotones herën e fundit, por Alex Meret do të fillojë në portë.

Koulibaly është kthyer nga pezullimi dhe duhet të kthehet drejt në formacionin titullar, ku partner i tij pritet të jetë ylli i Kosovës, Amir Rrahmani.

Diego Demme është kthyer dhe pritet të fillojë në mesfushë, me Fabian Ruiz dhe Piotr Zielinski. Në sulm, Hirving Lozano, Dries Mertens dhe Lorenzo Insigne.

Formacionet e mundshme

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Arthur, Bentancur, Chiesa; Morata, Ronaldo

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Hysaj; Fabian, Demme, Zielinski; Lozano, Mertens, Insigne

/Telegrafi/