Juventusi dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Bianconerët janë nikoqir të Biancocelesteve në takimin derbi të javës në Serie A, takim që pritet të zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 20:45.
Ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo vjen nga një seri pozitive me dy fitore dhe një barazim të tri ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me fitore për të qëndruar në hap me Milanin dhe Interin.
The Bianconeri boys! ⚪️⚫️#JuveLazio #ForzaJuve pic.twitter.com/XVPRGrvyZa
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 6, 2021
Në anën tjetër, ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një humbje nga Bologna dhe synon t’i kthehet sa më shpejt rezultateve pozitive për të mbetur në hap me pozitën e katërt.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër disa mungesave të theksuara.
Cristiano Ronaldo e nis ndeshjen nga banka shkaku i një shqetësimi, ndërsa rezervist është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi te Lazio.
Juventus: Szczesny; Cuadrado, Demiral, Danilo, Alex Sandro; Bernardeschi, Ramsey, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Morata
Lazio: Reina; Marusic, Hoedt, Acerbi; Lulic, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Fares; Correa, Immobile
/Telegrafi/