Telegrafi

Juventus – Lazio, formacionet zyrtare: Ronaldo dhe Strakosha nga minuta e parë

Juventusi dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A, ku ylli portugez, Cristiano Ronaldo dhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha janë titullarë në skuadrat e tyre.

Zonja e Vjetër është nikoqire e kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit italian.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri do të hyjë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm, t’i marrë tri pikët e radhës apo të parat në shtëpinë e tyre.

Në anën tjetër, Lazio e Simone Inzaghit ka humbur ndeshjen e parë ndaj Napolit dhe dëshiron t’i kthehet sa më shpejt rezultateve pozitive.

Allegri ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime nga ndeshje e parë, me Paulo Dybalan, Douglas Costan e Emre Can në bankë, por me Ronaldon si titullar, ndërsa Inzaghi do të luaj me formacionin më të mirë, ku Strakosha luan nga minuta e parë.

JuventusSzczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo

Lazio: Strakosha; Wallace, Acerbi, Radu; Marusic, Parolo, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Luis Alberto, Immobile.  

/Telegrafi/