Telegrafi

Juventus kthehet kah Grosso

Edhe pse braziliani nuk dëshiron të nënshkruajë marrëveshje të re me Schalke, klubi gjerman nuk lëshon pe nga kërkesa prej 12 milionë eurosh, shumë të cilën biankonerët nuk janë të gatshëm ta ndajnë, andaj kanë hequr dorë nga përpjekja.

Por trajneri Ciro Ferrara nuk heq dorë nga ideja për të forcuar mbrojtjen dhe ka vënë në shënjestër Fabio Grosson, të cilin Juve do të mundohet ta transferojë para mbylljes së afatit kalimtar më 31 gusht.