Juventus është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni italian edhe në takimin e dytë ka shënuar fitore kundër Portos, por kësaj radhe me rezultat minimal 1-0.
Të vetmin gol në këtë takim e ka shënuar Paulo Dybala pas aksioneve të njëpasnjëshme të bardhezinjve.
Në fakt, golin argjentinasi e shënoi pesë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë prej vijës së bardhë, transmeton Telegrafi.
Paraprakisht, Maxi Rodriguez ndali me duar një top që shkonte në drejtim të portës dhe me këtë rast u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe në pjesën e dytë te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, por të cilën nuk e gjetën gjatë gjithë 45 minutshit të dytë.
Të vetmin rast që vlen të theksohet e pat Soares, i cili i vetëm përballë portierit të Gianluiggi Buffonit nuk u tregua i saktë.
Pas kësaj, Juventus do të pret kundërshtarët e radhës pas hedhjes së shortit të çifteve të çerekfinales. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qPRMtT2jDss