Juventusi konfirmon se Alex Sandro pësoi një dëmtim të kofshës ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare, por nuk dihet se për sa kohë do të rikuperohet.
Mbrojtësi i majtë është lënduar me kombëtaren e Brazilit dhe u kthye në Torino për skanime këtë mëngjes.
Ka pasur frikë menjëherë se mund të humbasë ndeshjet me Milanin dhe Real Madridin, ndërsa Bianconerët nuk kanë ofruar një afat kohor për rikthimin në fushë.
“Pas kthimit nga kampi i trajnimit të ekipit kombëtar brazilian, Alex Sandro do të bëjë ekzaminime të mëtejshme mjekësore, të cilat konfirmuan shkallën e lëndimit”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të klubit.
“Lojtari ka një problem muskulor në kofshën e djathtë dhe do të fillojë sot fizioterapinë”, shkruan në deklaratën e klubit italian.
Në 20 ndeshje në Serie A, ish-ylli i Portos ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar katër asistime në 1582 minuta.
Në ndeshjen e parë ndaj Realit në Torino do të mungojnë edhe Medhi Benatia e Miralem Pjanic, të dy për shkak të kartonëve. /Telegrafi/