Telegrafi

Juventus kërkon mesfushorin e Valencias

Juventusi ka një objektiv të ri në afatin kalimtar të verës.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, bardhezinjtë kërkojnë me ngulm Andre Gomes të Valencias.

Kampionët e Italisë po përgatisin një ofertë të rëndësishme, ku kanë menduar për të gjitha detajet, shkruan SuperSport.

Për mesfushorin portugez, “Zonja e Vjetër” është gati të paguajë 50 milionë euro, 30 milionë plus 20 milionë bonus.

Një ofertë kjo që mund të tundojë jo pak presidentin e Valencias, Peter Lim.