Telegrafi

Juventus i interesuar për Diarran

Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e Juves dëshirojnë të krijojnë një mesfushë nga dy lojtarët e Malit, me anë të Momo Sissoko dhe Diarra.

Juve shpreson që miqësia në mes të Diarra dhe përforcimit të ri, Fabio Cannavaro, ta bindë mesfushorin të transferohet në Torino këtë verë.

Diarra, i cili është duke u shëruar nga lëndimi në gju, mund të lëshohet për rreth 12 milionë euro nga Reali.

Ndërkohë, Juventusi është i gatshëm të shesë Olof Mellberg dhe Christian Poulsen, paratë e të cilëve do të harxhohen në blerjet e reja.