Telegrafi

Juventus – Genoa, Allegri me shumë ndryshime

Dy skuadrat italiane tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Juventusi është nikoqir i Genoas në ndeshjen e vlefshme për javën e 33 të kampionatit italian, Serie A.

“Zonja e Vjetër” dëshiron të shënoj edhe fitoren e radhës në kampionat dhe t’iu ikë edhe më shumë ndjekësve, Romës dhe Napolit.

Në anën tjetër, Genoa ka më shumë se pesë ndeshja pa fitore dhe kërkon me çdo kusht të marr një rezultat pozitiv nga ky takim, pasi një humbje do ta shtinte në valle për mbijetesë. /Telegrafi/

Juventus: Neto; Barzagli, Bonucci, Benatia; Lichtsteiner, Khedira, Marchisio, Asamoah; Dybala, Higuain, Mandzukic

Genoa: Lamanna, Gentiletti, Burdisso, Simeone, Ntcham, Palladino, Lazovic, Munoz, Veloso, Laxalt, Cataldi.