Telegrafi

Juventus dhe PSG po punojnë për një shkëmbim Can-Paredes

Juventus është duke e diskutuar me PSG-në për një shkëmbim mes Emre Can dhe Leandro Paredes që në janar.

Zonja e Vjetër ka pasur probleme në mesfushë, pasi ka pasur shumë dëmtime si Sami Khedira, Aaron Ramsey dhe Blaise Matuidi, duke e lënë Maurizio Sarri pa shumë opsione.

Emre Can nuk është në planet e Sarrit dhe u la jashtë listës së skuadrës për Ligën e Kampionëve për gjysmën e parë të sezonit.

Tani, Tuttosport pretendon se Paredes është ai përshtatet më shumë në filozofinë e Sarrit.

Për më tepër, drejtori sportiv Fabio Paratici tashmë i është drejtuar Leonardos për një marrëveshje shkëmbimi që përfshinte atë me gjermanin.

Emre Can po ashtu po kërkohet edhe nga Fiorentina dhe Borussia Dortmund, por gazeta pohon se ai më shumë do të donte të bashkohej me PSG. /Telegrafi/